×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla organizon koktej, falënderon anëtarët e PE-së që aprovuan heqjen e vizave për Kosovën

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 14:18

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Gërvalla këtë e ka cilësuar si një ditë të gëzuar për Kosovën.

    ”Sot, Parlamenti Evropian më në fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE për mbështetjen e tyre vendimtare”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që akoma i nënshtrohet regjimi i vizave.

    Por kjo po merr fund, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!