Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhely, e ka cilësuar moment historik miratimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Sot arritëm një moment historik të rëndësishëm pasi sapo u miratua vendimi përfundimtar për #liberalizimin e vizave për qytetarët e #Kosovës në Parlamentin Evropian. Sukses i madh! Urime”, ka shkruar ai në Twitter.
Siç kanë deklaruar zyrtarët e Kosovës dhe të Bashkimit Evropian, më së largu më 1 janar 2024 shtetasit e Kosovës mund të lëvizin pa viza. Ky proces ka zgjatur më shumë se një dekadë.
We reached a significant milestone today as the final decision on #visa liberalization for citizens of #Kosovo in the European Parliament was just approved.
Great success! Congratulations!
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 18, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.