×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada e Gjermanisë për vizat: Nuk mund ta shprehim sa të lumtur jemi, vendim i vonuar prej kohësh

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 15:55

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka mirëpritur miratimin e vendimit final për liberalizimin e vizave për të cilin ka thënë se është vonuar prej kohësh.

    Përmes një shkrimi në Facebook, ambasada ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ka thënë se Gjermania ka qenë mbështetës i fortë i kësaj çështje.

    “Me përfundimin e këtij hapi të fundit në procedurë, presidenti i PE-së dhe presidenca e Këshillit Suedez do të nënshkruajë zyrtarisht aktin të mërkurën. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), dhe kjo do ndodhë gjithsesi deri në 2024. Prej atëherë e tutje, qytetarët e Kosovës nuk do të kenë më nevojë për vizë për qëndrime afatshkurtra brenda BE-së .Si mbështetës të fortë i kësaj çështjeje prej kohësh, ne nuk mund të shprehim se sa të lumtur ndihemi që më në fund u mor ky vendim i vonuar prej kohësh”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

    Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimin Evropian nga 1 janari i vitit 2014. Pengesat kanë marrë fund këtë të martë kur Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin final. Ndërsa të mërkurën do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!