×
  • Lajme
  • Lajme

    Kica-Xhelili pas heqjes së vizave: Ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 16:29
    Doarsa Kica-Xhelili

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka uruar liberalizimin e vizave.

    Kica-Xhelili tha se ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë dhe se uron që kjo të jetë një mundësi zhvillimi dhe jo ikjeje.

    “Kosovë, Urime liberalizimin e shumëpritur e që moti të merituar. Ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë. Uroj që ky lajm të shihet si mundësi për zhvillim e jo mundësi ikjeje.”, ka shkruar deputetja Kica-Xhelili, përcjell Reporteri.net.

    Parlamenti Evropian ka vendosur për liberalizimin e vizave të Kosovës, ku qytetarët mund të lëvizin lirshëm që nga 1 janari 2024.

    Të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia e nënshkrimit të Aktit ligjor./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!