×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sekuestron 6 thika në shkolla të mesme të tre komunave

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 16:45

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka kryer kontrolle të nxënësve në shkolla të mesme në komunën e Mitrovicës së Jugut, Vushtrrisë dhe Skenderajit.

    Sipas Policisë, me urdhër të Gjykatës janë kontrolluar 11 shkolla në të cilat janë sekuestruar 6 thika.

    “Mbi bazën e vlerësimeve periodike dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me këshillat i prindërve, këshillat e shkollave dhe autoriteteve të arsimit, me qëllim të parandalimit me urdhëresë të Gjykatës kompetente janë zbatuar urdhër kontrolle të nxënësve në shkolla. Me qëllim të identifikimit dhe sekuestrimit të sendeve të paligjshme janë kontrolluar 11 shkolla të mesme, 278 paralele me gjithsej 5585 nxënës, me ç’ raste gjatë kontrollimit brenda hapësirave të shkollave të ndryshme në posedim të nxënësit janë gjetur gjashtë (6) thika, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.”, njofton Policia, përcjell Reporteri.net.

    Siç njofton Policia, rastet do të hetohen për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës.”./Reporteri.net./

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!