×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Procesi i liberalizimit të vizave ka zgjatur padrejtësisht si rrjedhojë e sjelljeve të të tjerëve

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 17:01

    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka qenë proces i zgjatur padrejtësisht për qytetarët e Kosovës, të cilët sipas saj janë mbajtur peng gjatë si rrjedhojë e sjelljeve të të tjerëve.

    Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se trajtimi i stërzgjatur i procesit për Kosovën nuk duhet të jetë shembull në procesin e integrimit të Kosovës në BE.

    “Një proces i padrejtësisht i zgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës përfundoi sot me miratimin final nga Parlamenti Evropian për lëvizjen e lirë pa viza për qytetarët e Republikës tonë. Trajtimi i stërzgjatur i procesit për Kosovën nuk duhet të jetë shembull në procesin e integrimit të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës u mbajtën peng padrejtësisht kaq gjatë, më pak si rrjedhojë e veprimeve të tyre, dhe më shumë si pasojë e sjelljeve të të tjerëve”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!