×
  • Lajme
  • Lajme

    De Riu në zyrë te Kurti: Italia prej shteteve me kontributin më të madh afatgjatë në Kosovë

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 18:56
    Antonello De Riu, ambasadori i Italisë në Kosovë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhviloi takim me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ku u riafirmua vazhdimësia e marrëdhënieve të frytshme ndërmjet dy shteteve.

    Ambasadori italian shprehu se Italia është një prej shteteve me kontributin më afatgjatë në Kosovë, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    “Gjatë takimit u riafirmua vazhdimësia e marrëdhënieve të frytshme ndërmjet Kosovës dhe Italisë, me fokus të veçantë tek zgjerimi i shtrirjes së gjuhës dhe kulturës italiane në Kosovë. Në këtë kuadër, Ambasadori De Riu theksoi se Italia ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej shteteve me kontributin më të madh afatgjatë në Kosovë, që nga prania e qëndrueshme e KFOR-it italian e deri tek mbështetja financiare për projekte e procese të tjera zhvillimore në Kosovë”, bën të ditur komunikata e ZKM-së.

    “Aktualisht, kjo mbështetje pritet të konkretizohet edhe përmes iniciativës së Ministrisë së Jashtme të Italisë për të përkrahur shkollat profesionale në profilin e hotelerisë & turizmit. Më tej, u diskutua edhe potenciali i zhvillimit të një programi të ri për gjuhën dhe kulturën italiane në Universitetin e Prishtinës, i cili do të kishte në qendër gjithashtu edhe fushën e komunikimit”, thuhet tutje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!