Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimi ne vizave, vendim ky që u miratua sot nga Parlamenti Evropian.
Ai tha se kosovarët do të mund ta festojnë natën e vitit të ri 2023, “me një mundësi të re më 1 janar 2024”.
“Ja vlen që mbyllja e kësaj padrejtësie evropiane të shënohet me një festim kolektiv nga qytetarët më proevropian në kontinent. Urime atyre mijëra zyrtarëve publik në të gjitha nivelet, që nuk u dorëzuan, e realizuan një reformë që kërkohej nga ne. Urime të rinjëve, Më të moshuarve, Të gjithëve pa dallim”, shkroi ai në Facebook.
Po ashtu, Tahiri propozoi që tani është koha për të punuar që vizat të hiqen edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Tani është koha të punohet për një regjim pa viza me SHBA-të, referencën tonë identitare”, shtoi Tahiri.
Postimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.