×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksion në Prishtinë dhe Gjakovë: Policia sekuestron narkotik, armë dhe vetura, arreston tre të dyshuar

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 20:12

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror pas muajsh punë në terren,  kanë arrestuar tre të dyshuar të trafikim me narkotik.

    Sipas njoftimit të Policisë është kontrolle janë kryer në Prishtinë dhe Gjakovë.

    “Policia ka kryer kontrolle në dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë dhe janë arrestuar: L.Z., (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar), V.M., (viti i lindjes 1993, femër kosovare) dhe F.R., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar).”, njofton Policia, përcjell Reporteri.net.

    Policia si prova ka sekuestruar kokainë, marihuanë, armë, para dhe vetura.

    “Si prova materiale janë sekuestruar: Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro), katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro), një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro), shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro), para të gatshme 1645 euro, tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Reporteri.net./

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!