×
  • Sport
  • Sport

    Milani e prek gjysmëfinalen e Championsit

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 23:12

    Milani i ka mbijetuar sulmeve të Napolit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një kohe shumë të gjatë.

    Të martën mbrëma në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli, Milani e Napoli barazuan me rezultatin 1:1. Kështu vendimtare doli të jetë fitorja e arritur në “San Siro”, javën e kaluar. Milani kishte fituar 1:0 në shtëpi dhe me rezultatin e përgjithshëm 2:1 kalon në gjysmëfinale.

    Të martën, golin për Milanin e shënoi Olivier Giroud në minutën e 43-të. Por meritat për golin i kishte Rafael Leao. Ai vrapoi mbi 60 metra, kaloi dy lojtarë të Napolit dhe shërbeu Giroudin.

    Fare në fund, në minutën e 93-të, Victor Osimhen shënoi për rezultatin 1:1. Por ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Amir Rrahmanit. Rrahmani luajti deri në minutën e 74-t, ndërsa u kalua nga Leao gjatë atij vrapimi të veçantë.

    Giroud humbi penallti për Milanin në minutën e 22-të, ndërsa nga pika e bardhë dështoi edhe Kvara i Napolit, në minutën e 82-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!