×
  • Sport
  • Sport

    “Rikthimi i kampionëve”, Lumir Abdixhiku i gëzohet kalimit të Milanit në gjysmëfinale të Championsit

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 23:25

    Lumir Abdixhiku ka reaguar pas arritjes së klubit italian Milan, që të martën fitoi biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    “Rikthimi i kampionëve”, ishte reagimi i Abdixhikut pas triumfit.

    Milani i ka mbijetuar sulmeve të Napolit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një kohe shumë të gjatë.

    Të martën mbrëma në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli, Milani e Napoli barazuan me rezultatin 1:1. Kështu vendimtare doli të jetë fitorja e arritur në “San Siro”, javën e kaluar. Milani kishte fituar 1:0 në shtëpi dhe me rezultatin e përgjithshëm 2:1 kalon në gjysmëfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!