×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e deputetëve në seancë, Çitaku: Papërgjegjësi e VV-së, po dështon të sigurojë shumicën edhe pse i ka fituar 50% të votave

    Reporteri
    19 Prill 2023 | 12:08

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas mungesës në dy seanca radhazi të kuorumit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë ka akuzuar VV-në se ani pse ka 50% të votave po dështon që të sigurojë shumicën e nevojshme, dhe se një gjë e tillë është papërgjegjësi nga ana e VV-së.

    “Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Papërgjegjësi e skajshme”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

    Tutje ajo ka thënë se puna e parë e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore, e jo të bëjnë show, pasi siç thotë Çitaku ata kanë kontratë me qytetarët.

    “Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show. Është vend pune. Është kontratë me qytetarin”, përfundoi Çitaku.

    Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot seancë prej orës 10:00, por ndonëse është bërë një orë që kur seanca është dashur të fillonte, nuk pati kuorum, dhe si pasojë e mungesës së kuorumit është shtyrë për në orën 12:30./Reporteri.net/

    Konjufca nervozohet me deputetët: Sjellje e papërgjegjshme, kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!