×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama nis sot aktivitetet pas operacionit, merr pjesë në iftarin e shtruar për Ramazan

    Reporteri
    19 Prill 2023 | 16:37
    Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rinisur aktivitetet pas operacionit.

    Rama do të marrë pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit që do të mbahet në orën 19:30 në Tiranë.

    Kreu i Qeverisë ndërpreu angazhimet e tij politike, dy ditë më parë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ndërsa u diagnostikua me apandesit akut.

    U operua nga zorra qorre, mjeku tregon kur mund të kthehet Edi Rama në fushatë

    Kryeministri ka publikuar mëngjesin e të mërkurës një pjesë e podcastit të tij të rradhës, ku ishte e ftuar kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, e cila kandidon për një mandat tjetër në 14 maj.

    “Në një debat përballë kur jem me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha. Sa herë të ka thënë burri që lërë këtë punë” i ka thënë Rama, Sakos, shkruan abcnews.al, përcjell Reporteri.net.

    “Para se të thoja po e kam pyet që të mos më thoshte se po i lë kalamajt rrugëve”, ka thënë Sako.

    Edi Rama sot është liruar nga spitali.

    Kryeministri Rama lirohet nga spitali

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!