Tottenhemi nuk ka hequr dorë nga Elseid Hysaj. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik “Daily Star”, sipas të cilit, trajneri i Hotspurs vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare.
Dëmtimi i Juan Foyth në kavilje e ka rritur presionin te skuadra londineze për të sjellë një tjetër mbrojtës dhe duke parë edhe largimin e Trippier tek Atletico Madrid, Pochettino ka kërkuar pikërisht Elseid Hysajn.
Problemi i Hotspurs është se duhet të fitojë garën me kohën për të arritur te 25 vjeçari, duke qenë se merkatoja e transferimeve në Premier League mbyllet në 8 gusht, pra pas 4 ditësh.
Por Hysaj është edhe në shënjestrën e Romës që mund të fitojë garën me Tottenhamin nëse futbollisti shqiptar shpreh dëshirën për të vijuar karrierën në Serinë A.
Tashmë për Elseid Hysajn aventurës së tij te Napoli i ka ardhur fundi, diçka që u konfirmua edhe nga agjenti i tij përpara disa ditësh kështu që mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare i duhet të bëjë zgjedhjen e tij, ndërkohë që Napoli pretendon të përfitojë rreth 20 milionë paundë nga kartoni i tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.