Klubi i natës “Transit” në Pejë ishte cak i një sulmi me raketahedhëse disa netë më parë.
ga ky sulm fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi që në kohën që u hedh mjeti shpërthyes nuk kishte ndonjë festë brenda në diskotekë.
Dëmi ka mundësi të ketë qenë shumë më i madh, por fati deshi që kjo raketë të shpërthej në strukturën e betonit që e mban këtë diskotekë e cila ka arritur të neutralizojë impaktin.
Mirëpo vetëm dy netë më vonë dy bomba janë hedhur në parkingun e kësaj diskoteke duke shkaktuar dëme të mëdha në veturat që ishin parkuar aty.
Autorët e këtyre sulmeve ende nuk dihen, dhe autoritetet po bëjnë punën e tyre që të mund të zbardhin sa më shpejt këto dy raste.
Diskoteka në fjalë gjendet në rrugën transite në Pejë dhe është më larg qendrës së qytetit.
Komuna e Pejës sivjet ka marrë vendim që shumicën e diskotekave ku ka muzikë deri në orët e vona të mos u lëshojë leje për sivjet si masë për parandalimin e krimeve dhe dukurive negative.