×
  • Sport
  • Sport

    Shtyhet ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës

    Reporteri
    24 Prill 2023 | 13:06

    Ndeshja e pestë gjysmëfinale e “play-offit” të Superligës së basketbollit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës është shtyrë për 24 orë.

    Në fakt, derbi i rivalëve të moçëm ishte paraparë të luhej këtë të enjte. Por, me terminin e ri, loja u shty për të premten.

    Kjo për shkak të punimeve që po bëhen për hendboll në sallën e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

    Sigal Prishtina dhe Trepça aktualisht janë baras, 2-2 me ndeshje dhe finalisti i dytë do të përcaktohet të premten.

    Në finale tashmë është kualifikuar Peja, e cila e eliminoi Golden Eagle Yllin, të cilin e mundi 3-1 me ndeshje në gjysmëfinalen tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!