×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi para shpërbërjes, mblidhet kryesia

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 11:25

    Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nga ku pritet të përcaktohet edhe seanca e jashtëzakonshme për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.


    Të pranishëm, në këtë mbledhje ende nuk janë përfaqësuesit nga të gjitha partitë politike.

    Kjo mbledhje u thirr të premten nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Të njëjtën ditë kur presidenti Hashim Thaçi i kërkoi atij që si bartës i koalicionit PAN, të mandatojë dikë tjetër për kryeministër, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

    Mbledhja e kryesisë së Kuvendit ka dy pika të rendit të ditës, që janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhja e mëparshme, dhe përgatitjet për mbajtjen e seancës plenare për shpërndarjen e Kuvendit të Legjislaturës së VI.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!