×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Zgjedhjet në shtator ose tetor

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 12:12

    Kryeparlamentari Kadri Veseli pasi Kryesia vendosi që Kuvendi të shpërbëhet me 22 gsuht, ka falënderuar të gjitha grupet parlamentare që iu përgjigjën atij pozitivisht në këtë mbledhje të thirrur.


    Veseli para mediave tha se zgjedhjet do të mbahen 30 apo 40 ditë pas datës 22 gusht.

    “Patëm një takim të mirë dhe vendosem që të marrim disa vendime për Kosovën. Në këtë takim caktuam datën e shpërbërjes së Kuvendit. E them edhe sot se e vetmja zgjidhje kur ka dilema janë qytetaret dhe zgjedhjet. Ky vend ka nevojë për vendosmëri e në mënyrë të veçantë për zhvillim ekonomik e mundësi për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendit tonë i duhet edhe mençuri strategjike për ta ruajtur shtetin e integritetin. Urime zgjedhjet të gjithë qytetarëve, 30 apo 40 ditë pas shpërbërjes do ti kemi edhe zgjidhjet e parakohshme”, tha Veseli.

    E shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-së, Bilall Sherifi ka thënë se zgjedhjet i bien në fund të shtatorit.

    “I bie fundi i shtatorit të jetë data e zgjedhjeve. Ajo çka është mu përshëndet është dakordia e deputetëve që përpos shpërbërjes ta miratojmë edhe projektin e IPA-së dhe ne nuk do ti humbim gjitha ato mjete. Arsyeja pse e kemi vendos me 22 gusht të shpërndajmë kuvendin është që të përgatiten misionet vëzhguese të ndërkombëtarëve”, ka shtuar ai.

    22 gushti është caktuar si datë për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës. Fillimisht u bë e ditur se do të votohet marrëveshja IPA. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!