×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Arsenalit pas humbjes nga Barcelona kërkojnë largimin e këtyre 3 futbollistëve

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 12:17

    Arsenali pësoi humbje 2-1 nga Barcelona në ndeshjen e tyre të fundit para-sezonale para se të fillojë sezoni i Premierligës 2019/20 javën e ardhshme.


    Sulmuesi gabonez Pierre-Emerick Aubameyang i dha ‘Gunnersave’ epërsinë në pjesën e parë në Camp Nou me një goditje të shkëlqyer.

    Barcelona barazoi përmes një autogoli komik të Ainsley Maitland-Niles, përpara se Luiz Suarez të shënojë golin e fitore për t’i siguruar ekipi të tij rofeun Joan Gamper, transmeton lajmi.net.

    Suarez u shkëput mirë nga markimi i Shkodran Mustafit dhe mbrojtësi gjerman ishte një nga tre lojtarët që një numër i tifozëve pretendojnë se duhet të shiten përpara se të mbyllet dritarja e transferimeve të verës javën tjetër.

    Mesfushori Granit Xhaka dhe anësori Henrikh Mkhitaryan u kritikuan gjithashtu pas humbjes 2-1 nga Barcelona.

    Gjithsesi, te Arsenal nuk pritet të ketë largime këtë verë pavarësisht kërkesave të tifozëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!