×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i gëzohet vendimit për shpërbërje të Kuvendit me 22 gusht

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 12:25

    Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit që u mor për shpërbërjen e Kuvendit më 22 gusht. Këtë vendim Haradinaj e ka përshëndetur duke thënë se mandati duhet t’i kthehet sovranit.


    “Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 Gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opcion i vetëm dhe i domosdoshëm”, shkruan Haradinaj në facebook.

    Ai ka theksuar se është për t’u përshëndetur edhe ideja që përpara se të shpërbëhet Kuvendi të votohet për marrëveshjen me IPA.

    “Po ashtu, është për tu përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE”, thekson ai.

    Sipas, Haradinajt, kthimi i mandatit te Sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që e presin Kosovën.

    Senaca për shpërbërjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht në orën 10:00.

    Burimet e Gazetës Online “Reporteri.net” brenda presidencës tregojë se Presidenti Hashim Thaçi ka ndërmend që 6 tetorin të shpallë si ditë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!