×
  • Sport
  • Sport

    Arnold Gjergjaj rikthehet në ring, kërkon mundësinë për titullin e botës

    Reporteri
    27 Prill 2023 | 13:42

    Arnold gjergjaj do të luftojë në verë për ta fituar një mundësi të garojë për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

    Boksieri kosovar nga Zvicra, i njohur si Kobra, po bëhet gati për t’u rikthyer në ring. Ai do ta mbrojë titullin Interkontinental të Federatës Botërore të Boksit në kategorinë e rënë më 24 qershor, të cilin e kishte fituar në mars duke e nokautuar në rundin e dytë gjermanin Dominic Vial.

    Pra, tani lufta e 39-të profesionale e Gjergjajt në Bazel do të jetë e para në të cilën ai e mbron titullin. Kundërshtari i tij është një 32-vjeçar nga Letonia, Kristaps Zutis.

    Nëse Gjergjaj, 38 vjeç, fiton në luftën e tij të tretë brenda tetë muajve, atëherë rruga për një luftë më të madhe do t’i hapej.

    Atij mund t’i jepet mundësia për të luftuar për titullin e kampionit të botës nga Federata Botërore e Boksit, e cila është një federatë e vogël.

    I lindur në Gjakovë, Gjergjaj u zhvendos në Zvicër në moshën 14-vjeçare dhe titullin evropian në kategorinë e rëndë në vitin 2014, duke u bërë boksieri i parë me licencë zvicerane që e arrin këtë.

    Në rastin më të mirë për ta treguar veten, Gjergjaj zhgënjye tej mase në vitin 2016, kur u turpëruar nga ish-kampioni i botës, britaniku David Haye.

    Haye e mposhti me nokaut teknik kosovarin në rundin e dytë. Gjergjaj u kritikua për paraqitjen e tij skandaloze atë kohë.

    Para asaj përballjeje, Gjergjaj kishte një rekord prej 29 fitoreve, 21 prej të cilave me nokaut, 0 humbje dhe 0 barazime, prandaj edhe pritjet ishin të mëdha nga ai.

    Që prej atëherë, ai nuk ka qenë në gjendje ta fitojë mundësinë për të luftuar për ndonjë titull në katër divizionet e boksit profesional.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!