×
  • Sport
  • Sport

    Të pandalshëm: Bad News Eagles e nis me fitore turneun 100 mijë dollarësh në Australi

    Reporteri
    28 Prill 2023 | 9:19

    Bad News Eagles e ka nisur mbarë turneun “ESL Challengers”, që po mbahet në Melbourne të Australisë.

    Ekipi kosovar triumfoi në ndeshjen e parë ndaj ekipit vendas, Vertex me rezultat 16:10, në hartën “Vertigo”.

    “Juanflatroo” dhe “gxx-“ ishin më të dalluarit në këtë përballje për BNE-n, ndërsa loja u zhvillua herët në mëngjes nga ora 05:50 me kohën tonë lokale.

    Kujtojmë se fituesi i këtij turneu shpërblehet me 50 mijë dollarë dhe gjithashtu do të garojë në ligën më të madhe në CS:GO, “ESL Pro League”.

    Bad News Eagles do ta luajë edhe një ndeshje gjatë ditës së sotme, teksa po bëhet gati gjithashtu edhe për Majorin, ku do të luhet nga mesi i muajit maj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!