×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti flet për datën e zgjedhjeve dhe “godet” Haradinajn

    Reporteri
    05 Gusht 2019 | 16:24

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, pasi u vendos që Kuvendi të shpërbëhet me 22 gusht, ka thënë legjislatura aktuale duhet të jetë mësim për tjerat që vijnë, se nuk mund të qeveriset vendi pa legjitimitet politik dhe pa shumicë parlamentare.


    Ai shton më tej se vendi nuk mund të qeveriset me njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesave të caktuara, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Hotit:

    Kuvendi i Kosovës shpërndahet në seancën e 22 gushtit 2019. Në atë seancë, me propozim edhe të LDK-së, do të votohet marrëveshja IPA me BE-në në shumë prej rreth 100 mil euro. Menjëherë pas seancës caktohet data e zgjedhjeve, ku qytetarët vendosin kush duhet të udhëheq me Kosovën.

    Kjo legjislaturë e Kuvendit duhet të jetë mësim për tjerat që vijnë, se nuk mund të qeveriset vendi pa legjitimitet politik dhe pa shumicë parlamentare, nuk mund të qeveriset me njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesave të caktuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!