Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka numëruar favoritët për titullin e kampionit në Premierligë, për sezonin që po afron.
Pep Guardiola ka përfshirë skuadrën e Manchester United në listën e konkurrentëve për titullin e Premierligës.
“Mendoj se United me Maguire dhe lojtarët tjerë që kanë transferuar, do të jenë një nga pretendentët për titullin” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Arsenal, Chelsea dhe Tottenham gjithashtu kanë fituar ndeshjet parasezonale, kështu që mendoj se do të jenë shumë pretendentë këtë edicion” ka thënë tutje ai në konferencën për shtyp.
‘Citizens’ do të tentojë të futet në sezonin 2019/20 për ta ruajtur titullin e kampionit, për vitin e tretë radhazi.
Skuadra e Pep Guardiolas e ka nisur për mrekulli këtë edicion, duke fituar trofeun e Community Shield, me fitoren kundër Liverpool.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.