Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është shprehur i bindur se kjo parti do të dalë fituese nga zgjedhjet e parakohshme.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se kjo parti më nuk do të lëshojë pe rreth pozitës së kryeministrit.
Sipas Hoxhajt, në dy herët e fundit PDK-ja ka bërë kompromise rreth kësaj pozite, duke menduar se edhe nën udhëheqjen e partive të tjera ekzekutivi do të marrë vendime të mëdha për vendin.H
oxhaj ka vlerësuar se historia në vitet e fundit ka treguar se Kosova mund t’i përmbyllë temat e mëdha vetëm nëse qeveria udhëhiqet nga PDK-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.