×
  • Lajme
  • Lajme

    Mësohet arsyeja e bastisjes së shtëpisë së asamblistit serb nga Njësia Speciale

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 10:48

    Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka vazhduar aksionin e saj në Ranillug. Aty është bastisur shtëpia e asamblistit komunal të kësaj komune, Ivan Ristiqit.


    Express mëson se shtëpia e Ristiqit po bastiset për armë mbajtje pa leje. Ky aksion është në vazhdën e një aksioni që Policia e Kosovës ka nisur ditë më parë në disa lokacione ku ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të armëve pa leje.

    Lajmin për bastisjen e shtëpisë së Ristiëit e konfirmoi para pak minutave edhe kryetari i Ranillugut, Davor Petkoviq. Sipas tij, policia ndërhyri në bazë të një urdhri gjyqësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!