×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi kapet në flagrancë, tentoi të fusë ilegalisht në Kosovë 1880 kg shalqinj

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 11:46

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, i cili nëpërmjet Leposaviqit ka tentuar që në mënyrë ilegale të fus 1 mijë e 800 kilogram shalqinj në Kosovë.


    Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në ora 20:00 nga ku, mjeti dhe malli i të dyshuarit janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë.

    “Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar kombi me targa të Serbisë qe drejtohej nga i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte shalqinj (1800 kg) për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse. Me vendim të prokurorit mjeti me mallin dërgohet në terminalin doganor në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!