×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Marrëveshja finale me Serbinë, në rastin të mirë, deri në fund të vitit të ardhshëm’

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 12:24

    Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, dhe qëllimi i kësaj vizite do të jetë rifillimi i dialogut Kosovë – Serbi.


    Për këtë vizitë të Bolton në Prishtinë dhe Beograd, ka folur edhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili në një bisedë për TV Happy, ka thënë se SHBA është e interesuar që Kosova dhe Serbia që arrijnë një marrëveshje, të paktën deri në fund të madatit të presidentit Trump, ose në rastin më të mirë, deri në fund të vitit të ardhshëm.

    Daçiq, ka thënë se SHBA është e hapur edhe për gjetjen e një marrëveshje, përmes shkëmbimit të territoreve, përcjell reporteri.net.

    “Vitin e kaluar, John Bolton tha publikisht se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë “korrigjimin e territorit” si një zgjidhje për problemin e Kosovës. Ai theksoi se “politika amerikane është që nëse të dy palët mund të bien dakord me njëra-tjetrën dhe të arrijnë një marrëveshje”, ka thënë Daçiq.

    Daçiq gjithashtu pretendon se ka presion nga disa vende, “veçanërisht Gjermania, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për shkak të integrimit evropian të Serbisë. dhe ata nuk duan korrigjim të kufirit, që do të thotë se ata kërkojnë njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, në kufijtë aktual”, ka thënë Daçiq. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!