×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet në Berat i dënuari për kryerje të marrëdhënies seksuale me një të mitur

    Reporteri
    09 Maj 2023 | 15:46

    I kërkuari nga Policia e Shtetit në Shqipëri, 35-vjeçari, Aljon Pasho është arrestuar sot në Dimal të Beratit, pasi që ishte dënuar dhe i kërkuar për kryerje të marrëdhënies seksuale dhe përndjekjes së një të miture, 13-vjeçare.

    35-vjeçari i dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, nga Gjykata e Sarandës, u vu në pranga pas informacioneve të siguruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, përmes inteligjencës informative.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas koordinimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin Pashon, banues në Sarandë, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij.

    Sipas Policisë së Shtetit, 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”.

    Në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, shtetasi Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13-vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.Veprimet e mëtejshme proceduralepër të dyshuarin do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!