×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E konfirmuar: Një belge e një franceze vdiqën në Valbonë pasi ranë në humnerë

    Reporteri
    09 Maj 2023 | 18:06

    Një belge dhe një franceze janë viktimat që kanë humbur jetën në një humnerë në Valbonë, derisa po e eksploronin vendin, ka konfirmuar Policia e Shtetit e Shqipërisë.

    Policia ka njoftuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante, derisa, për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e policisë që ndodhen në vendngjarje e patën të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera, po ashtu as helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.

    Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë shërbimet e policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, ndërkaq nga Kosova është nisur edhe një ekip prej 10 anëtarësh nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!