×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ranë në greminë në Valbonë dhe humbën jetën, pas disa orësh nëpër borë nxirren trupat e dy turisteve të huaja

    Reporteri
    09 Maj 2023 | 22:14

    Policia ka arritur që të nxjerrë trupat e pajetë të dy turisteve të cilat ndërruan jetë teksa eksploronin Valbonën.

    Bëhet fjalë për Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pasdite, por për shkak të terrenit të vështirë dhe borës policia ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave vetëm rreth orës 21:40 të mbrëmjes.

    Për të mundësuar nxjerrjen e trupave shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine bashkëpunuan me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

    Baets Myrthe, turistja belge
    Joanna Blocaille, turistja franceze

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!