×
  • Lajme
  • Lajme

    Me kallash e sëpata: Si e terrorizuan Doganën e Kosovës hajnat armatosur

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 14:18

    Katër hajna të maskuar dhe të armatosur, kishin hyrë për ta grabitur Doganën e Kosovës, në Merdarë. Pamjet e grabitjes kur hajnat hyjnë me kallash, pistoletë dhe sëpatë brenda objektit të Doganës, do të duhej ta shqetësonin secilin person përgjegjës në Polici, Prokurori dhe Gjykatë për mos dënimin e tyre, shkruan Sinjali.com


    Viti 2018 ka hyrë në histori për numrin më të madh të grabitjeve të armatosura në Kosovë. Cak i hajnave kanë qenë bankat komerciale dhe pompat e derivateve. Nuk kanë shpëtuar lehtë as institucionet e Kosovës. Një rast i tillë ka ndodhur para disa muajsh në Merdarë.

    Portali sjell ekskluzivisht pamjet nga grabitja e armatosur.

    Sidoqoftë, ngjarja më e rëndë ndodhi në Istog kur polici Izet Demaj u vra në detyrë nga hajni Kamer Metaj që po tentonte ta plaçkiste një bankë. Në vendin e ngjarjes kishte mbetur i vdekur edhe hajni Kamer Metaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!