×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha ftesa të panumërta për debat, Edi Rama: S’e njoh për kryetar opozite

    Reporteri
    11 Maj 2023 | 22:57
    Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

    Ish-presidenti e ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, që nga nisja e fushatës zgjedhore lokale ka ftuar kreun aktual të qeverisë, Edi Rama për një debat publik.

    Megjithatë, kësaj ftese duket se nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet Rama, që thotë se konkurrentin kryesor në politikën shqiptare tash e sa kohë, nuk e njeh për kryetar opozite.

    Këto deklarime i bëri në Opinion, në të njëjtin emision ku pak ditë më parë ishte edhe Berisha, e nga ku ripërsëriti kërkesën për debat.

    “Kam 1 mijë arsye pse ky njeri nuk meriton debat se ky është një sharlatan që tallet ditën dhe natën me popullin shqiptar. Nëse shumica e popullit shqiptar ia jep përgjigjen rregullisht, atëherë detyrimi i këtij njeriu është me ata që e votojnë. Nuk e njoh për kryetar opozite dhe e konsideroj një të vdekur mes të gjallëve. Ai është një turp sot, për shtetin dhe popullin shqiptar. Është një person që na ulë kokën të gjithëve para atyre që ne pa ata nuk bëjmë dot”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!