×
  • Sport
  • Sport

    Humbja e Milanit, Gerrard: Paraqitja e tyre ishte shumë larg asaj që duhet, për një ndeshje që vlen gjysmëfinalen e Champions

    Reporteri
    12 Maj 2023 | 9:39

    Milan u mposht nga Interi në San Siro me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

    Paraqitja e kuqezinjve ishte mjaft zhgënjyese dhe rezultati mund të ishte edhe më i thellë, me Interin që kishte shumë raste.

    Por të besuarit e Stefano Pioli që tashmë do të kërkojnë mrekullinë në ndeshjen e kthimit, edhe pse do të jetë e vështirë.

    Paraqitjen e Milanit e kritikoi jashtë mase edhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard i cili theksoi se kuqezinjtë nuk ishin të denjë për një ndeshje që vlente gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

    “Paraqitja e Milan ishte shumë larg asaj që duhet për një ndeshje që vlen gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Ajo e kuqezinjve ishte një paraqitje e cila të “fuste” frikën”, ka thënë Gerrard.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!