×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Athina e shqetësuar për arrestimin e kandidatit për Bashkinë e Himarës, Dendias telefonon Ramën: Nëse s’ka prova, përbën skandal

    Reporteri
    12 Maj 2023 | 13:05

    Kreu i diplomacisë helene, Nikos Dendias bën me dije përmes rrjeteve sociale se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama për arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin.

    Dendias thotë se arrestimi, dy ditë para zgjedhjeve, i anëtarit të minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar bashkie në Heimarra të Shqipërisë, si dhe një tjetër grek, përbën një skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme.

    “Arrestimi, dy ditë para zgjedhjeve, i anëtarit të minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar bashkie në Heimarra të Shqipërisë, si dhe një tjetër grek, përbën një skandal nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme.

    Për këtë e kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe ministrin e Jashtëm suedez Tobias Billstrom në cilësinë e vendit që ushtron Presidencën e BE-së”, shprehet Dendias.

    “Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike”, deklaroi sot zëvendësministri i Jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit ”Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

    ”Pamjet e arrestimit të kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Beleri janë të papranueshme. Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike”, tha Varvitsiotis në një postim në Twiter.

    ”Ne jemi në anën e minoritetit grek. Mitsotakis ishte kryeministri i parë grek që e takoi atë”, shton ai.

    Policia e Shtetit arrestoi në mesnatë Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit ”Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës.

    Arrestimi i Belerit është kryer pasi kandidati për kryetar bashkie në Himarë akuzohet për blerje votash.

    Ai është është shoqëruar në ambientet Drejtorisë së Policisë në Vlorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!