×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Huqja e Sali Berishës, kitaristin amerikan e ngatërron me Erion Velijajn

    Reporteri
    12 Maj 2023 | 19:54

    Personi që Sali Berisha përdori për të hedhur baltë mbi Erion Veliajn, për të cilin tha se shkoi i maskuar në Iran, në të vërtetë është një kitarist shumë i njohur në Amerikë. Bëhet për Joe Walsh, 75 vjeç, që është i njohur si kitarist i grupit ‘Eagles’.

    Joe Walsh, i cili ka ngjashmëri të madhe me Erion Veliajn është aktiv në muzikë që në vitin 1965 dhe është i famshëm për dy hitet e viteve 1970, “Rocky Mountain Way” dhe “Life’s Been Good”. Sipas mediave të huaja, Joe Walsh, këngëtar dhe kompozitor, i pëlqente të luante gjithmonë para turmës.

    Walsh ishte anëtar i tre grupeve të suksesshme rrok: James Gang , Eagles dhe Ringo Starr & His All-Starr Band. Por ai kishte sukses edhe si artist solo. Në vitin 2011, Rolling Stone e renditi në vendin e 54-të në listën e “100 Kitaristëve më të Mëdhenj të të Gjithë Kohërave”. Fotografia që mori Sali Berisha për të thënë se është Erion Veliaj, në fakt është Joe Walsh me shokët e tij ‘James Gang’.

    Imazhi nuk u realizua në Iran siç thotë Berisha por në Londër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!