×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është delegati që reagoi në kuvendin e LDK-së për mohimin e kandidaturës së Fatmir Sejdiut

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 17:42

    Janë publikuar pamje nga Kuvendi i nëntë i LDK-së, kur një nga delegatët ka kërkuar që votimi për kandidaturën e Fatmir Sejdiut për kryetar të LDK-së të bëhet me votë të fshehtë, e jo të hapur si u bë.


    Delegati që u ngrit në këmbë dhe fliste me tone të larta është delegati Idriz Zeqiraj që jeton në Gjermani.

    Këtë e ka konfirmuar sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

    “Ai ka qenë Idriz Zeqiraj, që jeton në Gjermani aktualisht që ka thënë se duhet votim të fshehtë. Kjo nuk varet prej Ismet Beqirit e as Idriz Zeqirajt. Janë kritere dhe janë vendosur konform procedurave”, ka deklaruar Beqiri në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej veprimin e Zeqirajt e ka quajtur jo të duhur, duke thënë se mënyrën si e ka marrë fjalën, ndonjë parti tjetër do ta largonte jashtë, por që LDK nuk vepron ashtu.

    Më poshtë gjeni reagimin e bërë nga delegati Idriz Zeqiraj në Kuvendin e LDK-së:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!