×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja e punëtorit të ndërtimtarisë që ra nga lartësia

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 18:00

    Një punëtori i ndërtimtarisë është rrëzuar sot derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një çerdheje në Prishtinë.


    Rastin e ka lajmëruar faqja “Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë”, në Facebook, ku kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

    Ndërkaq i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Doktoresha Nerxhivane Kadriu ka treguar për Gazetën Express se gjendja e pacientit është duke u stabilizuar.

    “Pacientit ka nisur t’i përmirësohet gjendja. Tani është i vetëdijshëm, ka lëndime por jo shumë të rënda”, ka thënë Kadriu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!