Disa lopë muaj më parë bën “xhiro” në Prishtinë, konkretisht në një nga zonat më të frekuentura të kryeqytetit.
Por siç duket më ato lopë më nuk do kenë mundësi të dalin në “shëtitje”, pasi sot ekipi i Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, ka treguar përmes një postimi se janë marrë tashmë masa për këto kafshë, ndërsa ato do të kenë mbikëqyrje nga pronari i tyre gjatë gjithë kohës, shkruan Reporteri.net.
“Lajm i mirë!
Lopët që silleshin rrugëve të Matit 1 dhe Rrugës B – janë raportuar nga ekipi jonë tek Inspektoriati i Veterinarisë në Agjecinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Siç na është raportuar nga inspektorët e veterinës, masat e duhura janë marrë që lopët të mos jenë të rrezikuara në rrugë por të kenë mbikëqyrje nga pronari i tyre gjatë gjithë kohës”, thuhet në postim.
https://www.facebook.com/fondacioniperkafshe/videos/2329090737184637/