×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Deputetja e PD-së thyen heshtjen zgjedhore

    Reporteri
    13 Maj 2023 | 18:16

    Zgjedhjet në Shqipëri mbahen të dielën më 14 maj.

    Ndërkaq e shtuna, 13 maji është heshtje zgjedhore.

    Megjithatë deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sorina Koti vendosi që ta thyejë heshtjen.

    Këtë e bëri përmes një postimi në Facebook, duke e përkrahur kandidatin për Pustecin, Pandi Jani.

    “Pasuritë natyrore të Prespës, do kthehen në dorën e banorëve! Pusteci: pa rrugë, pa ujë, pa kanalizime, pa zhvillim! Jo më një Pustec i varfër! Pusteci do votojë për Pandi Janin! Pusteci në dorën tuaj”,  shkroi Koti në Facebook, përcjell Reporteri.net

    Shqipëria nesër voton për kryetar bashkie./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!