×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy të lënduar në një aksident trafiku, kjo është gjendja e tyre

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 18:52

    Një aksident rrugor me plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.


    Sipas policisë, një motoçikletë ka goditur një këmbësore, ndërsa nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe vetë drejtuesi.

    Të dy janë transportuar drejt spitalit dhe për fat të mirë nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 06.08.2019, rreth orës 13.00, në rrugën “Dritan Hoxha”, një motoçikletë ka goditur një këmbësore, shtetasen B.P, rreth 52 vjeçe, e cila u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vetë drejtuesi i motorit V.Gj, 30 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!