Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se nuk ka qenë në dijeni për dorëheqjen e Haradinajt dhe sipas tij shpërndarja e Kuvendit është hapi drejt ofrimit të më së mirës për qytetarët e vendit.
Sipas tij, Nisma është e gatshme për zgjedhje dhe disponimi i deritashëm është të garojë e vetme.
Ai po ashtu tha se partitë e mëdha duhet t’i masin forcat të vetme sepse vendin e presin sfida të mëdha si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Gjykata Speciale e shumë çështje me interes nacional.
Limaj tha për RTK se ka oferta nga të gjitha partitë për një koalicion të mundshëm para ose pas zgjedhor.
Ai tha se partia e tij është mirë e strukturuar dhe me projekte në interes të qytetarëve dhe vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.