×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Para se të niste votimi, u grushtua kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, nga simpatizanti i “Bashkë Fitojmë”

    Reporteri
    14 Maj 2023 | 8:19

    Gjatë orëve të natës është kërcënuar dhe goditur kryebashkiaku dhe njëkohësisht kandidati i PS-së për bashkinë e Kolonjës Erion Isai.

    Sipas informacioneve mësohet se Isai është goditur me grusht nga një simpatizant i koalicionit Bashkë Fitojmë ku prezent ka qenë edhe kandidati për kryebashkiak nga ky koalicion.

    ABC News raporton se kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.

    Njeri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!