×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kukësi pa drita, qytetarët votojnë në errësirë

    Reporteri
    14 Maj 2023 | 9:32

    Përveç problemeve me pajisjet elektronike, në qytetin e Kukësit problematikë në procesin e votimit është bërë edhe mungesa e energjisë elektrike.

    Top Channel raporton se orët e fundit është shpeshtuar mungesa e energjisë elektrike në Kukës.

    Pajisjet elektronike mbajnë karikim dy deri në katër orë dhe nëse energjia elektrike do të jetë në mungesë, kjo do të bëhet shkak edhe i mosfunksionimit të pajisjeve elektronike të identifikimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!