×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për djalin e axhës së Veselit: Ishte ndër kuadrat më të shquara të UÇK-së

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 19:56

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar veprimtarin Sabit Veseli në nëntë vjetorin e ndarjes nga jeta.


    Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Veseli ishte ish i burgosur politik, njëri ndër kuadrot më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Nëntë vjet pa Sabit Veselin, njërin nga veprimtarët më të përkushtuar të çështjes kombëtare. Ishte frymëzim për gjenerata të tëra atdhetarësh, ish i burgosur politik, njëri ndër kuadrot më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë do ta kujtojmë me respekt këtë hero të historisë sonë të re”, ka shkruar Thaçi.

    Ndërsa, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkë me anëtarë të tjerë të partisë, ka bërë homazhe te varri i djalit të axhës së tij, Sabit Veseli.

    “Sa herë vjen 6 gushti, bashkë me shokët e bashkëluftërarët tanë ngjitem në kodrën e varreve mbi Broboniq, për të të nderuar ty vëlla Sabit. Na bashkonte gjaku, por më shumë ëndrra për liri, të cilës ti ia kushtove gjithë jetën. Do të të kujtojmë e nderojmë gjithmonë, ashtu siç ti gjithë jetën, me veprën tënde, e nderove Kosovën”, ka shkruar Veseli në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!