Nesër dhe pasnesër në vendin tonë do të mbizotërojnë temperatura përvëluese.
Sipas “Prishtina Weather”, nesër temperaturat maksimale do të shkojnë deri 34 C, kurse pasnesër deri 36 C, shkruan Reporteri.net.
Njoftimi i plotë i “Prishtina Weather”:
Fushat e presionit të lartë mbi rajonin e Mesdheut do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.
Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës, e sipas tendencave të fundit edhe gjatë javës së ardhshme.
7.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8.
8.08.2019 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje do të ketë vranësira kalimtare. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 8.