×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Deda: Nëse garojmë veç e veç, nuk do të ketë ndryshim

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 20:28

    Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme duhet që partitë opozitare të mblidhen në një listë të përbashkët nëse me të vërtet dëshirohet një ndryshim.


    “Nëse shkojmë veç e veç nuk do të ketë kthesë në fatin politik të vendit”, ka thënë Deda në një intervistë në televizionin Dukagjini.

    Tutje ai ka shtuar se pozita e kryeministrit duhet të i takojë partisë që merr më shumë vota, si dhe ka shtuar se qytetarët janë ata që po e kërkojnë bashkimin e të gjithë partive opozitare në një listë të përbashkët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!