×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Në zgjedhje po shkojmë për të fituar Kosova

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 20:35

    Kryetari i PDK-së, në prag të zgjedhjeve të parakohshme ka vlerësuar lart rolin e të rinjëve të partisë së tij.


    Ai thotë se PDK promovon të rinjtë si asnjë parti tjetër, ndërsa thotë se si parti po punojnë shumë që brezat e rinj të mos largohen nga vendi, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa thotë se në zgjedhje po shkojnë për të fituar Kosova, por sipas tij kjo ndodh kur fiton PDK-ja.

    Postimi i tij i plotë:

    Rinis Demokratike e Kosovës është burim i pashtershëm energjie dhe është një nga arsyet kryesore të sukseseve elektorale të partisë sonë.

    Partia Demokratike e Kosovës e ka derën e hapur, promovon të rinjtë si asnjë parti tjetër dhe ofron vizionin më të mirë për të ardhmen e tyre.

    Sot, ka të rinj që nuk gjejnë dot mundësi në vendin tonë dhe po largohen.

    Prandaj, do të punojmë edhe më shumë që brezat e rinj mos të largohen, por ta ndërtojnë të ardhmen që meritojnë në Kosovë. Në zgjedhje po shkojmë për të fituar Kosova.

    Fitorja e PDK-së eshtë fitore e Kosovës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!