×
  • Lajme
  • Shqipëria

    31 vjeçarja shqiptare zgjidhet kryebashkiake në Itali

    Reporteri
    16 Maj 2023 | 20:14

    31-vjeçarja shqiptare Sindi Manushi është zgjedhur kryetare e bashkisë në Pieve di Cadore, në zonën Belluno, në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën.

    E reja shqiptare, me origjinë nga Elbasani u zgjodh në krye të bashkisë, duke pasuar kështu paraardhësin Giuseppe Casagrande.

    Ajo ka emigruar në Itali së bashku me familjen në moshën 9-vjeçare dhe punon si avokate.

    Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, 31-vjeçarja ka rrëfyer peripecitë e vështira me të cilat është përballur ajo dhe familja e saj kur kanë shkuar në Itali. /Euronews Albania/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!