×
  • Lajme
  • Lajme

    159 mijë euro do të paguajë FSK për pastrim të rrobave për 3 vjet

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 22:40

    Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Kazerma “Adem Jashari” në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, ka shpërblyer një operator ekonomik me kontratë për t’i pastruar rrobat e gjëra të tjera sipas nevojave të FSK-së.


    Kontrata me titull “Shërbimet e pastrimit të rrobave për nevojat e FSK-së” i është dhënë operatorit A.L. Dushi.

    Vlera e kësaj kontrate është 159 mijë e 724 euro për 36 muaj, përcjellë Indeksonline.

    Duke u bazuar në këtë kontratë, OE do të kryej shërbimet e pastrimit të mbulesave dhe rrobave, duke përfshirë ato të zjarrfikjes, të zhytjes, uniforma solemne dhe të punës e të tjera rroba.

    Në këtë kontratë janë paraparë edhe sasia e përafërt e gjërave që duhet të pastrojnë për tri vite, si rroba të zhytjes 400 palë, të zjarrfikjes 200 palë, uniforma solemne 1 mijë palë e kështu me radhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!